Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha është paraqitur mesditën e kësaj të premteje në Prokurorinë e Tiranës, për t’u marrë në pyetje pas denoncimit të shefit të grupit parlamentar socialist, Taulant Balla, për “kallëzim të rremë” sa i përket çështjes “Xhisiela”.
Pas daljes nga prokuroria, kreu i PD-së deklaroi se: “Shteti po përdoret për shpëtimin e të inkriminuarve”, por shtoi se ai nuk trembet aspak.
Sipas Bashës paraqitja e deputetëve të opozitës në prokurori për akuza të rënda, është vetëm fillimi dhe jo fundi opozitës.
“Partia Demokratike dhe unë nuk trembemi, nuk shantazhohemi dhe nuk impresionohemi nga makinacionet politike të shtetit privat të Edi Ramës dhe do të vazhdojmë punën për çmontimin e shtetit privat dhe shkatërrimin e diktaturës mafioze”.