Ertugrul është urdhëruar të vijë me forcë para trupit gjykues për të dhënë dëshminë e tij në lidhje me një grup hakerash që akuzohen se kanë vjedhur llogaritë e rrjeteve sociale të 58 personazheve të njohur në Turqi.
Janë plot 18 persona, por 3 prej tyre kanë marrë masën e sigurisë ‘arrest me burg’, që po gjykohen për shantazh me qëllim përfitim të shumave të mëdha të parave nga personazhet e njohur raportojnë mediat turke.
Siç është mësuar nga hetimi, hakerat u vidhnin fjalëkalimet e rrjeteve sociale si Instagram dhe Twitter këngëtarëve dhe aktorëve turq dhe më pas i shantazhonin. Mes shumë personazheve të njohur që kanë rënë pre e hakerave, është edhe bashkëshortja e Erugrul, Nesliah Duzyatan.
Në seancë gjyqësore është thirrur si dëshmitar edhe Duzyatan. Mosparaqitja e të cilit ka detyruar trupin gjykues të vendosë ‘sjelljen e tij me forcë’ për të dëshmuar.