Nën logon “Dashuro, mos vrit”, një grup vajzash kanë mbushur Tiranën gjatë natës me logo të ndryshme, duke synuar ndërgjegjësimin e shoqërisë ditën e Shën Valentinit. Grafite si “Dashuro, mos vrit”, “Kush të rreh nuk të do”, dhe të tjera si këto kanë mbushur muret në zonat kryesore të kryeqytetit. Ky aksion është ndërrmarrë nga lëvizja “Feminist Actions”, të cilët kanë shpërndarë edhe mesazhin e tyre në rrjetet sociale. “Gjatë gjithë vitit gratë dëgjojnë t’u thuhet: Kush të rreh të do! Gjatë gjithë vitit, gratë dëgjojnë t’u thuhet: Fati i gruas janë lotët! Gjatë gjithë vitit, gratë dëgjojnë t’u thuhet: “Grueja asht shakull për me bajtë”.