Xhisiela Maloku është 25-vjeçarja e cila me deklaratat e saj tronditi jo vetëm politikën, por aktualitetin shqiptar.
Kontradiktore ishin ato çfarë e reja deklaronte në lidhje me ish të dashurin e saj Rexhep Rrajën, por edhe më kontradiktore është jeta luksoze që ajo bën. Gjë kjo që u përfol shumë në media ditët e fundit.
Ajo është rikthyer edhe në vëmendjen e mediave rozë pas kësaj ngjarje të bujshme të jetës së saj.
Pak kohë më parë u përfolën syzet e saj të markës “Gucci” që nëse do të ishin origjinale do të kapnin një vlerë prej rreth 400 eurosh dhe një makinë tip “Peugeot” e vitit 2017 që me kilometrazh zero do të kushtonte 20 mijë euro.
Së fundmi, Xhisiela ka ndarë në Instagramin e saj një buqetë me trëndafila të kuq.
Nuk dihet kush mund të ketë qenë dërguesi i kësaj surprize…