Një vit më parë gjatë qëndrimit në një prej fshtarave të Dibrës, kryeminstri Edi Rama i premtoi fermerëve atje se do t’i ndihmonte me problemin e vaditjes, që i penalizon ata prej vitesh në aktivitetin e tyre.
Banorët janë ankuar se një gjë e tillë nuk ka ndodhur ende.
Banorët thanë se Rama pasi drekoi në banesat e tyre, e bëri të kryer premtimin që nuk është mbajtur.
Rama: Sa është vlera e kanalit vaditës?
Banori: Shkon 20 milionë lekë…
Rama: Dorën këtu dhe do ta bëj unë!
Banori: Ke dhënë besën!
Por ministri i Bujqësisë, Niko Peleshi, ka nxjerrë vendimin dhe thotë se gjithçka është gati.
“Skema e ujitjes në fshatin Valikardhë të Qarkut Dibër, gati për sezonin e ri të vaditjes.
Sikurse shihet në dokumentin e aktit normativ pë rishikimit të buxhetit, miratuar në Këshillin e Ministrave në datën 26 korrik 2018, Bashkisë së Bulqizës i është kaluar fondi prej 2.8 milionë lekë në zërin “Fond për investime për ujitje dhe kullim”, për rehabilitimin e kanalit ujitës Koziak – Valikardhë.
Në mbledhjen e parë mbas aktit normativ të Këshillit të Bashkisë Bulqizë më 6 shtator 2018 është konfirmuar destinacioni i fondit dhe në datën 26 shtator është ngarkuar në sistem urdhëri i prokurimit me të njëjtin objekt.
Kjo skemë është një premtim i mbajtur i kryeministrit që do i shëbrejë 80 familjeve në fshatin Valikardh të Njësisë Administrative Koziak në Dibër. Sipërfaqja e ujitshme e rehabilituar shkon deri në 100 ha tokë”, shkruan Peleshi.
Ndërkohë Sali Berisha vazhdon të jetë jashtë realitetit për këtë fakt dhe vazhdon të thotë që banorët janë presë në besë nga Rama.
“Te pabesit nuk i kerkohet kurre bese. Ai eshte beseprere!
Kallam deshtaku pasi hengri dhe piu ne shtepine e tyre u dha besen por besepreri nuk ka bese”- shkruan Berisha në facebook edhe pse Peleshi u përgjigjet me dokumenta ku tha se çdo gjë është gati./ TemA