Një vajzë e re po vuan dramën e tradhëtisë dhe ndodhet në një situatë që i ngjan pa rrugëdalje.
Historia e dhimbshme
“I fejuari më ka tradhëtuar një natë me një vajzë që e ka në punë dhe unë jam gati të zhdukem nga kjo botë.
Kam tre muaj që vuaj me gjithë shpirt dhe vetëm qaj. E kam lënë punë dhe gjithçka, madje as bukë nuk ha dot.
Ai m’u lut disa ditë, por kur e pa që unë nuk po e kaloja dot ka ikur dhe nuk është bërë më i gjallë.
Në do të martoheshim vitin tjetër, kishim lënë edhe muajin se kur, por gjithçka u shkatërrua.
Ndjehem shumë keq tani, shumë keq. Sepse e doja shumë dhe e dua akoma, edhe tani që ai u bënë javë që nuk më kërkon më unë ndjehem krejt e pavlerë.
Më ka marrë malli edhe po më mbyt ideja se mos është me atë tjetrën ose të njohë dikë tjetër.
Në të dy jemi 21 vjeç dhe jetojmë në Lezhë.
Familja e sheh sa shumë unë po vuaj e nuk po dinë çfarë të bëjnë.
Nuk dua ta kërkoj unë, por ai nëse me do pse më kërkoi aq pak?
Pse iku?
Më ndihmoni ju lutem sepse jam krejt e shkatërruar nga tradhëtia më e ulët e mundeshme…”