Një vajzë është përballur me një situatë të pazakontë mbrëmjen e sotme. Teksa ka qenë duke pritur urbanin, papritur asaj i ka ndaluar te këmbët një person me një makinë “Benz” i cili e fton të futet brenda.
Pa ia përtuar, vajza ndez celularin dhe e pyet mos e ka ngatërruar me ndonjë tjetër.
Ndër të tjera ajo i thotë:
“Si ma ndalon makinën ti, unë duke pritur urbanin këtu? Ç’a njeriu je, a ke motër ti?”
Djali ia përsërit disa herë t’i futet në makinë, por vajza ia kthen përgjigjen e prerë.
Në fund, ajo i thotë:
“Hajd ik tani, kujdes mos thy qafën”.
Teksa ka dërguar videon në redaksinë e JOQ.al, vajza shkruan:
“Tu prit ne stacion te autobusit prane rruges se burgut,rrin tjetri tu u kthy 100 here tu dasht me genjy vajzat e stacioneve me hyp ne makine me te.E pashe qe edhe ne stacionin perballe beri te njejten gje.Po c’jane kta qelbesira qe ndalen edhe tu na ba me shenja e drita edhe ne sy te burrave te vjeter gjysher tanet qe presin ne stacion me ne per autobus.
Mire eshte ti publikohet Targa qe ky ngacmues seksual,te diskretitohet qe te zene mend dhe tjere.As me plas hiq nese ma publikoni edhe emrin.Keta fyesa me kete gjeste, me para qe mund te korruptojne dhe policine me I denoncu,keta duhet te paguajne ne nje apo forme tjeter.Turp te keni degjenerata!
Jemi ne stacion autobusi o qelbesira, nuk jemi ne semafor. Ju duken te gjitha femrat per drita te kuqe, po dalshin sa ma shume femra me ua fik dritat e kurvllekut, lekut te piste e hajvanllekut!”/JOQ.al/