Unë nuk e prisja që ishte kaq e tmerrshme, është situatë shumë e frikshme”. Kështu u shpreh kryeministri Rama kur kohë më parë u njoh me realitein nga afër në të cilin jetonte familja e Hysen Zhupanit në Shijak.
Një kolibe pa dritare, pa ujë, pa drita, me tavan të rrënuar, e mes një mjerimi rrëqethës.
Rama aso kohe premtoi se do ta rindërtonin nga e para dhe sot ka ndarë me ndjekësit e tij në rrjetin social Facebook pamje nga shtëpia e re e Hysenit.
Fëmijët janë të gëzuar dhe gati nuk e besojnë teksa i vogli thotë “kam dhomën time tani”.
“MIRËMËNGJES — dhe me Hysenin e familjen e tij që këtë javë u rikthyen në oborrin e shtëpisë së rrënuar, ju uroj një fundjavë të qetë –”- shkruan Rama, teksa ndan këtë video.
MIRËMËNGJES 😀dhe me Hysenin e familjen e tij që këtë javë u rikthyen në oborrin e shtëpisë së rrënuar, ju uroj një fundjavë të qetë 😊
Publiée par Edi Rama sur Vendredi 12 octobre 2018