Nuk ndalen lëkundjet e tërmetit në vend. Një tjetër tërmet është shënuar sot, në orët e para të mëngjesit.
IGJEUM raporton se ka regjistruar një goditje tërmeti në orën 02:58 të mëngjesit të sotëm, me epiqendër në Gjirokastër.
Sipas IGJEUM tërmeti ka qenë me magnitudë 3.3, 12 kilometër në verilindje të Gjirokastrës, dhe me thellësi 3 km.
Për fat nuk ka pasur asnjë raportim për dëme. Kujtojmë se vetëm një ditë më parë u shënua një tërmet në Elbasan, ndërkohë që dy ditë më parë, dy godtje tërmeti u regjistruan në vend.