Taulant Balla ka reaguar menjëherë pas deklaratës së deputetit demokrat Ervin Salianji.
Përmes një postimi në facebook, Balla paralajmëron një tjetër padi të hënën në gjykatë, duke i konsideruar shpifje gjithë sa tha Salianji në deklarate per lidhjet e tij me trafikantin e drogës Edmond Bego.
Postimi i plote
Lulzim mjaft e shpërdorove Sali-anjin me shpifje, për udhëtime 18 herë me chartera😂.
Informacioni është në Albcontrol dhe mund ta merrni.
Pse nuk bëni kallzim në Prokurori?
Megjithatë faleminderit që po vijon te kontribosh për Fondin e Edukimit. Të hënën padia në gjykatë!