Nga Bledi Mane
Fizikisht vetem nje herë e kam takuar nga afer Balina Bodinakun. Sapo kishte mberritur ne Londer me ish burrin e saj Sokol Balla. Mu duk sikur kishte sjelle me vete edhe Tiranen e para 15 viteve.
Po, po Balina me fanepste kryeqytetin shqiptar. E veshur si çingijet e videoklipeve të BBF-së, e turpshme si vajzat e Qytetit Studenti, në muajin tetor kur sapo hapen godinat, e lyer me buzëkuqin dhe rimelin kinez të blerë te disheza e Medresesë.
Pa botoksin dhe silikonin e sotshëm, atëhere të pakten dukej me e bukur ne mes te Londres së stileve agresive.
E kam zgjedhur ta kem personazh te shkrimit tim kete fundjave zonjen Bodinaku, jo per transformimin e saj fizik, por per nje tjeter transformin…
Gruaja e dyte e gazetarit të përnatshëm Andi Bushati eshte me fat. Me fat, sepse ben dy pune e merr tre rroga, jo prej aftesive te saj por prej allishverisheve te atij qe fle ne te njejtin krevat. E theksoj, atij qe vetem fle ne te njejfin krevat.
Ky bashkefjetesi i zonjes, Andi Bushati i pakompromisi gazetar para dy vitesh filloi nje lufte te frikshme e te tmerrshme mediatike kunder Bankes Amerikane te Investimeve BIA.
E quante lavatriçe parash, banke krimi, banke qeverie dhe veçanerisht kur anetare e bordit drejtues te bankes u emerua edhe gruaja e Edi Rames, Linda, lufta u ndez me keq.
Andi dyfishoi altilerine derisa nje dite te bukur vjeshte te vitit 2017 mbylli gojen, taposi fytin, zhduku nga portali i tij gjithe artikujt agresive. Zeri iu mek, lufta iu sos dhe qellimit ia arriti.
Gruaja e tij Balina Bodinaku eshte emeruar qysh vjet shefe e zyres se marredhenieve me publikun dhe marketingun e bankes shqiptaro-amerikane BIA. Me nje rroge prej 2 milione e 700 mije lekesh ne muaj plus bonuse dhe shperblime.
Dhe sipas heshtjes koherente te Andi Bushatit, kjo banke nuk pastron para, nuk eshte banka e qeverise, Linda Rama eshte grua zonje, kjo banke nuk eshte aset kriminal.
Dielli i tetorit godet Tiranen, godet dhe koken time ku brenda saj më ulërasin pyetjet rutinë:
-Pse kaq e poshter, pse kaq kurvërore kjo publicistika e Andi Bushatit? Pse Andi Bushati e ka në raport të drejtë edhe zërin e tij kur flet, edhe mënyrën si shkruan?!