Një kamion me 11 persona brenda, u dogjën të gjallë pas përplasjes me një makinë në rrugën Egnatia në Greqi, pranë Kavalas.
Mediat greke flasin për pamje të llahtarshme pas përplasjes, ku 11 refugjatë, kombësia e të cilëve ende nuk dihet, u dogjën të gjallë pasi nuk patën kohë e mundësi shpëtimi.
Përplasja ndodhi rreth orës 5.30 me orën lokale, në rrugën kombëtare Kavala-Selanik.
Një makinë u përplas me një kamion, duke rezultuar të dy të përfshirë në flakë. Shoferi i kamionit është transferuar në një spital.
Sipas ekspertizës së policisë, shkak i përplasjes ka qenë shpejtësia e lartë e kamionit, shoferi i të cilit pësoi hipertension dhe humbi kontrollin.
Për shkak të zjarrit të madh, policia nuk mund të identifikojë identitetin e viktimave, ndaj kërkohet një ekzaminim mjeko-ligjor dhe testi i ADN-së.