Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji ka deklaruar së fundmi se kreu i grupit Parlamentar në Partinë Socialiste Taulant Balla, ka udhëtuar për plot 18 herë në udhëtime me avionë charter me trafikantin ndërkombëtar të drogës Edmond Begën.
Pas kësaj, nuk ka vonuar edhe kundërpërgjigja e Ballës ku ndër të tjera deklaron se do të padisë në gjykatë, deputetin Salianji.
Balla shprehet se padia ndaj tij do të jetë ditën e hënë.
“Lulzim mjaft e shpërdorove Sali-anjin me shpifje, për udhëtime 18 herë me chartera. Informacioni është në Albcontrol dhe mund ta merrni. Pse nuk bëni kallzim në Prokurori? Megjithatë faleminderit që po vijon te kontribosh për Fondin e Edukimit. Të hënën padia në gjykatë!”-shkruan Balla.