Një ditë më parë kryeministri Rama, në një postim në facebook, njoftoi paketën antishpifje ndërsa tha, se çdo qindarkë e fituar nga një gjyq për shpifje, do të shkojë në Fondin e Edukimit.
“Çdo shpifje të hedhur në drejtimin tonë nga kazani politik e mediatik, a qoftë edhe nga kazani i profileve zyrtare digjitale, ne do ta padisim në gjykatë.” -shkruante Rama në Facebook.
Por komunisti i pandreqshëm Berisha, paketën antishpifje të njoftuar një ditë më parë nga kreu i qeverisë, e ka etikuar si: “Rikthim në kohën e etërve xhelat të fjalës së lirë”.
Në një postim në facebook, Berisha ka publikuar edhe foton ku shkruhet, se ai gjoja na paska bërë një ligj në mbrojtje të shpifjes, ku qeveria ndaloi me urdhër padinë për shpifje ndaj çdo gazetari nga ministrat dhe deputetët e tij, ndërsa sot, pasardhësi i tij, Edi Rama, urdhëron ministrat e deputetët që të padisin për shpifje çdo gazetë, gazetar, portal dhe individ.
Kjo është gënjeshtra më qesharake e mashtruesit të rrjedhur!
Por, a mund të gënjej Berisha, që me dhjetra gazeta kanë shkuar nëpër dyert e gjykatës nga familja dhe klani i tij?!
Si ka harruar plaku i çoroditur djegien e medieve dhe rrahjet e gazetarëve deri në tentativë vrasje nga policia dhe SHIK-u i drejtuar prej tij?!
Si e harroi vrasjen e katër protestuesve, ku ai mbronte “shpellën e krimit” shtetëror… kryeministrinë dhe plagosjen e gazetarëve dhe fotoreporterëve në detyrë… në emër të “lirisë së fjalës”?!
Plaku nuk kishte nevojë për ligj, sepse ligjin e bëri, por ai ishte vetë Maliq, e që sot i trembet largimit të tij nga portalet, që shpifjet dhe lehjet e këtij mostre, i publikojnë si lajme të rëndësishme!/Ekskluzive.al