Nga Durim Madhi
Më habite shumë more Vasal! Unë që po të shkruaj quhem Durim Madhi: që të duroj ty kur leh dhe pjerdh orar pa orar, duke ndyer gjithçka e duke nxjerrë të gjitha këllirat që ke në barkun tënd të ndyrë dhe në stomakun tënd të nginjur! Unë durimadhi, po humb durimin duke të të duruar ty, që hiqesh burrë “zotni”, mirëpo mua nuk më pëlqen dhe dua të shpif:
Tani, deri sa ti vdes për shpifjen dhe e quan fjalë e lirë, nuk besoj se të ngelet qejfi. Fundja fundit nuk jemi në Europë! E di si më thanë Vasil, se ti e ke ndryshuar emrin me dhunë, pasi Monika të gjuajti me çizme kokës dhe e ke kthyer në Vasal Veqel Teveqel Korbi. A është e vërtet, nuk e di, këtë e di vetëm ti, unë e lexova në një media. Kurse një tjetër media, nga ato që t’i do shumë ngaqë ty nuk të përmend kurrë, por shefin dhe sheficën i bënë copë me fakte e pa fakte, me prova e pa prova, me hartime dhe shkrime, i kishte shkuar dora dhe të quante hajdut, që ka vjedhur me “Mega Farmën”.
Ja si shpifnin për ty: Atëherë kur gazeta Tema denonconte skandalin e Petrit Vasilit me ilaçet, këto na quheshin shpifje. Tani një zyrtar i LSI, nënkryetari i Kuvendit, Vangjel Tavo, thotë se Petrit Vasili bën korrupsion me tenderat e ilaçeve. Nuk është çudi, ashtu siç paralajmëruam edhe dje, Ilir Meta duket se po i bën dalje Vasilit. Dhe për ta bërë një gjë të tillë, ka nisur të përdorë Vangjel Tavon, që thotë se nuk ka ndërmend të bëhet ministër i Shëndetësisë, pas largimit të Vasilit.
Si e shpjegon Petrit Vasili dhe Ilir Meta, që Megafarma ka përfituar plot 3 milionë euro nga ilaçet e të sëmurëve me kancer?
Si e justifikon Petriti i Ilir Metës faktin, që Megafarma e Megakorrupsionit nuk importon vetë asnjë nga tetë barnat që ka marrë me tender, ndërkohë që për asnjërën, kjo kompani nuk ka marrë as autorizimin nga prodhuesi, siç e përcakton ligji?
Dhe së fundi, një pyetje për Petrit Vasilin dhe avokatin e tij Ilir Metën: Çfarë lidhje keni ju zotërinj me Megafarmën, që sot është simboli i Megakorrupsionit në shëndetësi?
Këto natyrisht janë shpifje, por ka dhe shumë e shumë të tjera, sepse t’i je njeri i pastër me mëndjen tënde, por je i lerosur për sytë tanë.
Por ja përsëri një shpifës tjetër. Një përplasje e fortë ka ndodhur gjatë një mbledhjeje të dy ditëve më parë, ku të pranishëm kanë qenë edhe Monika Kryemadhi, zëvendëskryetarja e LSI, dhe Petrit Vasili, kryetari “de jure” i kësaj partie. Mësohet se pas debateve të forta, Monika Kryemadhi ka gjuajtur Petrit Vasilin. Incidenti është kapërcyer dhe Monika më pas i ka kërkuar falje Petritit, duke sqaruar se këto janë pasojat e një fushate të lodhshme dhe mjaft të ashpër.
Kurse shpifsi më i poshtër jam unë: Ti Vasal je një “ku**ë”, sepse i përdridheshe Edi Ramës duke bërë edhe lolon, duke u munduar ta argëtoje e për ta bërë atë të qeshte, kurse tani që ai nuk të shikon dot me sy, ti nuk le vënd pa lehur. Mos u mërzit se “ku**a” si ju, gjejnë vend për tu ulur si partia jote në majën e çdo kallame, sado i trashë të jetë, dhimbjen e kthejnë në forcë, për një karrige, që do ti rehatoi e shëroi prapanicën.
Ju nuk keni asnjë nga këto, por shpifja është fjalë e lirë, vetëm për qentë që nuk kanë gojë, për të folur dhe ham-hamin e tyre, mund ta përkthesh si të duash. Vërtetë thua se duhet të presim të hyjmë në Europë, që tu mbyllim gojën qenve?!
Edhe njëherë të kërkoi ndjesë, sepse unë jam me edukatë si qen i pastërvitur, që shpif me shpifjet e të tjerëve, si puna jota. Nuk do më padisësh, sepse shpifja është fjalë e lirë dhe unë e di më mirë se Edi Rama, se ne nuk jemi në Europë, ku shpifja dënohet me burg… se ai është idiot!