Një deklaratë e kreut të Partisë Demokratike ka nxitur ish-deputetin socialist Arben Ndoka që të bëjë të parin reagim publik për politikën pas vdekjes së vëllait të tij nga një atentat pak kohë më parë.
Kjo deklaratë ka detyruar Ndokën ti përgjigjet nëpërmjet një postimi në “facebook”
Postimi i plotë:
Mendoj se Basha ka zgjedhur moment te papershtatshem per te bere krahasime me mua… Por gjithsesi po iu pergjigjem shkurt. Per te sqaruar opinionin publik nga sa eshte spekulluar,dua te them se qendron fakti se nuk ka asnje ngjashmeri mes listes se kandidateve gra te Lezhes me ate te Beratit. Ne listen e Lezhes ,njera nga grate nuk ka qene fare pjese e listes zyrtare,ka qene e teta ne liste, pasi Lezha ka 7 deputet . Gruaja e dyte u terhoq nga gara per dy arsye:
E para ishte gjendja e saj shendetesore;
E dyta eshte ana morale e njerzore saj , pasi ajo ishte e pesta ne liste ndersa une i treti.
Keto jane te vetmet arsye e terheqjes se tyre nga gara, ndersa ne Berat jane paguar per t’u terhequr, gje te cilen Basha e dim mire.
Bashes i shkon gjuha ku i dhemb dhembi, sepse dhe krahasimet i ben ne lidhje me aktivitetin e tij ne transportin e droges. Gje te cilen ia kam then shpesh . Basha po me detyron te shkoj ne prokurori e te them me fakte ato qe di, shkaku i hezitimit tim deri tani ,jane njerezit qe e rrethojne e jo ti. E gjithe pasuria e tij eshte e vene ne baze te aktivitetit te droges qe ka neper Europe.