Zëvendëskryeministri, njëherësh ministri i Brendshëm i Italisë, i tmerrshmi Matteo Salvini, ka pësuar një aksident, ku ka dëmtuar krahun e djathtë. Aksidenti ka qenë i lehtë dhe fatmirësisht ministri nuk ka pësuar lëndime të mëdha e serioze.
Njeriu më i përfolur i Italisë dhe tmerri i emigrantëve e ka marrë me sportivitet dhe është shfaqur i qeshur në rrjetet sociale. Ai ka postuar një foto ku tregon kyçin e djathtë të dorës dhe bën shaka me atë që i ka ndodhur.
“Frakturë në kyçin e djathtë…Është një demonstrim që në moshën time të bësh sport (në rastin tim të vraposh në darkë nën shi, duke rrezikuar të rrëshkasësh si një budalla) mund të jetë shuuumë e rrezikshme”, shkruan Salvini në “Facebook”.
Megjithatë numri dy i qeverisë italiane, që është shprehur me forcë kundër emigrantëve dhe politikave të BE-së për emigrantët duket se ia ka hedhur paq.
Që pas marrjes së detyrës, ai është bërë shpesh protagonist i kronikave për shkak të deklaratave të forta, madje dhe kundrejt shqiptarëve.