Pas shpifjeve të Baboleve të opozitës në çështjen e ‘Xhisielës’, e në videon e Fredi Alizotit, kameramanet e SHQUP kanë përfshirë kundra Taulant Ballës edhe Zenin, që akuzohet pë vjedhjen e milona euro të shqiptarve dhe është i dyshuari kryesor, sëbashku me Nuel Kalen, si strumbullari i mega aferës CEZ-DIA.
Mirëpo Babolet sot kishin nje skenar të ri, përsëri nën interpretimin e Sali-jaranit, që kishte gjetur një dëshmi sikur Taulant Balla na paska udhëtuar me avion privat disa herë me një të ish-dënuar për trafik droge.
Kjo nuk i ka shpëtuar Zenit i cili ka nxitur ta nxjerri surratin në penxheren e FB, i cili po ashtu ka pasur një çështje me deputetin socialist Taulant Balla.
“Tualetit i takon të udhëtojë me avion privat sepse është funksional për shoqërinë”, shkruan Zeni
Megjithatë Balla reagoi i qetë duke ‘tundur’ në dorë ‘flamurin’ e kallëzimit në prokurori të deputetit demokrat Ervin Salianji që publikoi disa të dhëna për akuzën e tij.
“Lulzim mjaft e shpërdorove Sali-anjin me shpifje, për udhëtime 18 herë me charter. Informacioni është në Albcontrol dhe mund ta merrni. Pse nuk bëni kallzim në Prokurori? Megjithatë faleminderit që po vijon te kontribosh për Fondin e Edukimit. Të hënën padia në gjykatë!”, shkruante Balla.
Presim ti përgjigjet edhe Zenit të “famshëm” të klanit Berisha. /Ekskluzive.al