Gazetari, Artan Hoxha ka deklaruar se dëshmia e kreut aktual të Partisë Demokratike, Lulzim Bashës në Prokurori nuk pritet të zbardhet shpejt, pasi ajo është pjesë e sekretit hetimor.
Kurse për deputetin Ervin Salianji gjatë një interviste në emisionin “Java” në Radio Televizionin Shqiptar, Hoxha tha se ai ka dëshmuar se videon e ka siguruar nga një zyrtar tjetër i rëndësishëm në Partinë Demokratike.
“Ish-shefi i Policisë Ndërtimore, Florenc Hoxha, sipas dëshmisë së zotit Salianji, ia ka lënë materialin tek recepsioni” – tha gazetari.
LEXO EDHE: Rasti i Xhisiela Malokut dhe audio-përgjimi “Babale”/ Flet Elvi Fundo
Më tej gjatë fjalës, së tij gazetari investigativ shpjegoi detaje të reja nga dosja hetimore dhe tregoi të rejat më të fundit për fatin e “Babales” në Kosovë dhe të Alizotit në Tiranë.
Sipas tij në dosje po hyjnë dhe planifikohen të hyjnë në mënyrë të vazhdueshme detaje të reja dhe kjo sipas tij do të bëhet vetëm që hetimet të zgjasin pafund.