Ndryshim pozicioni për Shqipërinë në renditjen e FIFA-s.
Kombëtarja kuqezi ka ndryshuar pozicion, duke humbur dy vende në krahasim me muajin e kaluar.
Djemtë e Panuccit renditen në vendin e 59-të në kuotën e 1.381,16 pikëve.
Barazimi ndaj Jordanisë ka patur ndikimin e vet, duke llogaritur që luanim përballë një kundërshtari më të dobët, por kjo ishte vetëm një miqësore.
Ndeshja e vërtetë është ajo kundër Izraelit, që do të zhvillohet nesër në orën 20:45.