Një djalë i vogël vetëm 6 vjeç nga Virginia i cili nuk ka pëlqyer ta identifikojë veten e tij ka habitur me letrën e tij që i ka dërguar babagjyshit.
Vogëlushi pretendon se ishte detyruar nga mësuesja ta shkruante letrën, i thotë Santa Klausit se e dinte që listat me emrat e fëmijëve që silleshin mirë apo keq ishin bosh, ashtu si jeta e tij.
“Ti nuk di asgjë për telashet që kam kaluar në jetë”, shkruan ndër të tjera vogëlushi në letrën e tij skeptike.
Nëna e djalit, Sarah McCammon e postoi atë në “Twitter” dhe, brenda disa orëve, letra u shndërrua në një prej postimeve më popullore në rrjetin social.
Shumë përdorues të “Twitter”-it u habitën nga zgjuarsia e djalit, ndërsa të tjerë shprehën shqetësim për telashet e përmendura prej tij.
Megjithatë, nëna e vogëlushit, gazetare në një radio publike, sqaroi se ai i referohej “problemeve” me vëllain e tij të madh, që shpesh e mund në videolojëra.