Një histori pak absurde është ajo që i ka ndodhur asistentit të parlamentit belg i quajtur Luc Mahieux. Krejt rastësisht pa e ditur, për pak orë është bërë njeriut më i pasur i planetit. Banues në Dinant, ai zbuloi se në llogarinë e tij “dikush” i kishte derdhur një shumë marramendëse prej… 2000 miliardë eurosh.
I shokuar prej kësaj shume, ai u paraqit në bankë, dhe në pak ditë u bë tepër i famshëm edhe për mediat lokale. “Mendova se do i zgjidh të gjitha problemet e mia finaciare”, tregon me një buzëqeshje të hidhur gjatë një interviste për “MaTelé”
Ndjenja e çuditshme e të qenurit njeriu më i pasur i planetit zgjati krejt pak, pasi me të pikasur gabimin, banka ia fshiu shumën nga llogaria e tij.
Mbetet akoma një mister për specialistët e bankës, se si një shumë e tillë ka mbërritur në llogarine Luc-it, i cili në Facebook ka treguar për miqtë tij, që nuk e posedon më këtë shumë parash.