Kryetari i grupit parlamentar të partisë Socialiste, Taulant Balla ka paditur në gjykatë deputetin demokrat Ervin Salianji. Padia e Ballës vjen pas akuzave që deputeti demokrat ka lëshuar ndaj tij, lidhur me çështjen Babale, si edhe për udhëtime me charter me biznesmenin Edmond Bego.
Balla kërkon 1 milionë lekë dëmshpërblim nga Salianji, si edhe njofton se ditën e nesërme do të paditet në Gjykatë edhe deputetin Luçiano Boçi.
Padia e Taulant Ballës për deputetin Ervin Salianji
Padia e Ballës për Salianjin, vjen pas akuzave që deputeti demokrat lëshoi dje nga foltorja e PD. Salianji akuzoi Ballën se ka udhëtura 25 herë me biznesmenin e dënuar për trafik droge në Itali, Edmond Bego. Salianji tha dje se nga 25 herë udhëtim së bashku, 18 herë, Balla ka udhëtuar me charter me Begon.
Menjëherë pas kësaj deklarate reagoi Balla, i cili paralajmëroi këtë padi. Në reagimin e tij për mediat, në faqen e tij në Facebook, Balla sqaron se çdo shpifje e PD, opozitës apo dhe e medieve do të paditet në gjykatë. Në padinë e dorëzuar në gjykatë, thuhet se deputeti është i rënduar moralisht, dhe se kjo situatë ka ndikuar mbi familjen e tij dhe rrethin shoqëror.
Shkruan Balla:
”Çdo shpifje të hedhur në drejtimin tonë nga aktorët e SHQUP-it, e që kazani politik e mediatik u jep zë pa asnjë verifikim edhe kur vërtetohen si të rreme, a qoftë edhe nga kazani i profileve zyrtare digjitale, ne do ta padisim në gjykatë.
TË ARDHURAT NGA ÇDO SHPIFJE PËR FONDIN E EDUKIMIT.
Shenim: Sipas ligjit papagalli mban pergjegjesi per ate qe thote. Keshtu qe edhe papagalli Luciano do te paditet neser per shpifjen e sotme. Ndersa pyetja qe kam per ata qe e publikojne kete shpifje: Cfare ju kushton te vertetoni se numrat e fluturimeve te shpifjes ne fjale, jane avione linje, jane fluturime zyrtare? Apo ndonje ka merak se mos i bie audienca po nuk beri papagallin e papagajve, duke shperndare “fake-neës”?”