Gazetari Artan Hoxha ka vendosur që këtë fundjavë të vijë ndryshe për publikun.
Hoxha do të jetë i ftuar në emisionin “E diela shqiptare”, me aktorin Bes Kallaku, Erion Isain, dhe Olsi Bylykun.
Gazetari ka publikuar një status dhe disa foto ku lajmëron të gjithë ndjekësit.
“Kur nje bos krimi dhe nje bande del nga qarkullimi, nje bos i ri dhe nje bande me e sofistikuar e ze vendin e tij”….Me kapon e trekendeshit te Bermudeve shqiptare Tirane-Fushe Kruje-Shijak, Bes Kallaku dhe skuadren e ekzekutimit te “E diela shqiptare”, – ka shkruar gazetari në postimin e tij.
Postimi i plotë:
Me ne fund pak Relaks….
se na mbyten telenovelat banale me Babale dhe Balla-le…
“Kur nje bos krimi dhe nje bande del nga qarkullimi, nje bos i ri dhe nje bande me e sofistikuar e ze vendin e tij”….
Me kapon e trekendeshit te Bermudeve shqiptare Tirane-Fushe Kruje-Shijak, Bes Kallaku dhe skuadren e ekzekutimit te “E diela shqiptare”…