Ja se si femrat beqare në Australi po mashtojnë orën biologjike.
Lydia Saunders u nda nga i fejuari i saj në moshën 35 vjeçare kështu vendosi të siguronte bërjen e një fëmije në të ardhmen.
“I fejuari im në atë kohë vendosi të anullonte dasmën” -thotë Saunders që tani është 37 vjeçe
“Kur ora biologjike filloj të aktivizohej, vendosa që të ngrija vezet e mia“
Shumë femra që janë tek të 30-tat vendosin të ngrijnë vezët e tyre duke rritur shancet që të ngelen shtatëzanë në një moshë më madhore.
Saunders thotë se ka harxhuar 11,000 dollarë në këtë proces pasi ia rekomandoi një shoqe.
“Procesi të ha shumë kohë dhe është goxha i dhimbshëm”.
Gjatë këtyre 5 viteve të fundit është parë një rritje goxha e madhe e femrave që duan të kontrollojnë fertilitetin e tyre në këtë mënyrë,
Këtë javë është hapur klinika e parë që i dedikohet ngrirjes së vezëve ne Australi.
Mosha është faktori më i rëndësishëm i një femre dhe Dr. Lieberman thotë se “Gratë e reja duhet të konsiderojnë në qoftë se do bëjnë një familje apo jo, herët a vonë”.
Edhe pse të ndririt vezoren nuk të garanton një fëmijë,pacientët tanë duan të enë kontroll mbi pjellorinë e tyre.
Të ngririt e vezeve jep idenë se njerëzit mund të japin gjithçka, të investojnë tek vetja dhe te kene garancinë që në të ardhmen mund të bëhen prapë prindër.
Gjithsesi shumica e femrave që shtrohen në këtë proces, nuk i përdorin as ne te ardhmen.
Lieberman thotë se kemi vetëm 10 % të femrave të cilat u rikthehen sërish vezëve të ngrira.
Genea po konsulton me kompani australiane planin e konpensimit të kostos së ngrirjes së vezoreve.
“Shpresojmë që do jetë e mundur t’i lejojmë femrat të fokusohen në karrierat e tyre pa u ndjerë nën presionin e një fëmijë “ – shprehet Dr. Lieberman.