Nënkryetari i PD Edi Paloka, doli e sulmoi sot ish-ministrin Tahiri (kliko për të lexuar), se me sa duket paska pas hallin e mbarëvajties së lumturimit në fejesë të Shkëlzen Berishës dhe blogeres së njohur Armina Mevlani!
Në mesditë, çifti më i ri tashmë i showbizz-it, mbajti një ceremoni private të thjeshtë në dukje, të rrethuar vetëm nga familjarë e miq të ngushtë.
Një vëmendje të madhe, mori edhe veshja e “thjeshtë” e nuses së Sali Berishës, e cila kishte zgjedhur një “look” po të thjeshtë, një “makeup” të thjeshtë, fustan të thjeshtë… por sandallet me sa duket, jo aq të thjeshta, sa me çmimin e tyre, një njeri i thjeshtë mund të bëj një dasëm.
Pra nusja jonë e “thjeshtë”, zgjodhi që në ditën e lumturimit të saj të vishej me thjeshtësinë e “Dolce & Gabbana”.
Fustanin e gjatë me lule ajo e kishte kombinuar më një palë sandale te kuqe me rripa të hollë dhe lule nga pas, stiluar nga e njëjta shtëpi mode, që kushtojnë vetëm 2575 dollarë të thjeshta.
Ndaj lehnin qentë e egërsuar të Berishës për shalën e Tahirit, që njerëzit të hiqnin vëmendjen nga shalët e Arminës!/Ekskluzive.al