Një tjetër histori tradhtie është rrëfyer nga një grua e cila në vend që të qajë për atë që ka ndodhur ka përveshur mëngët për të rifituar të shoqin. Historia e rrëfyer është si vijon.
“Uroj të jeni të gjithë mirë!
Jam e martuar prej 13 vitesh, e t’ju them të drejtën gjatë viteve të martesës kurrë nuk ka menduar se burri mund të ketë një femër tjetër. Pak e paskam nënvlerësuar e pak nga mentaliteti i Lezhës, por faji im në këtë rast.
Por ja që ndodhi dhe unë zbulova se babai i dy fëmijëve të mi ma dredh me një që është disa vite më e re së unë.
Në fakt në fillim reagova shumë keq, mora fëmijët dhe ika tek vëllai im.
Por duke me folur njerëzit dhe duke i thirrur unë mendjes se pse duhet t’ja lë burrin tjetrës, pas 10 ditësh që burri me kërkonte falje u ktheva në shtëpi.
Ditët e para të kthimit në shtëpi rrija me turinj, jo se shtiresha por nuk po e kaloja dot situatën e krijuar.
Derisa burri u lodh duke m’u lutur e në një moment më tha:
Nuk jam penduar hiq që rrëshqita sepse ti e ke mendjen të më rrish ftohtë, të veshësh fëmjët, të lash e shpërlash e të bësh thashetheme me nënën tënde në telefon.
Tani që u ktheva, tha ai, e kuptoj që faji në këtë tradhëti që ndodhi është i joti që më ke bërë të shkoj tek tjetra.
Dy zgjidhje pata në këtë rast: Ose të ikja njëherë e mirë ose të ndryshoja unë.
Sepse fjalët e burrit më prekën, nuk mu duken sulm ndaj meje.
Kështu që mbrëmë para se ai të vinte çova fëmijët nga vëllai, gatova ushqimin e tij të preferuar edhe kur erdhi burri nisëm fëmijën tonë të tretë me dëshirën më të madhe.
Nuk kam ndër mend ta lë burrin që e dua dhe t’ma marrë tjetra.
Sot ai iku i gëzuar në punë dhe unë po ju shkruaj për të gjitha ato femra që zgjedhin divorcin: Është kollaj të ndahesh, mundohuni të gjeni sërish romancën mes jush, ja vlen! Familja mbi gjithçka!”,- shkruan ajo./e.e