Partia Demokratike ka kërkuar përjashtimin e kryetarit të grupit parlamentar socialist, Taulant Balla, nga delegacioni shqiptar në Parlamentin Europian. Mësohet se kjo kërkesë e opozitës është paraqitur sot edhe në Parlamentin Europian ku do zhvillohej takimi i radhës i delegacionit shqiptar me ata europianë. Në një reagim në Twitter, Balla i kërkon Bashës të tërheqë kërkesën, e cila ka shkaktuar kaos edhe në PE, pasi po turpëronte vendin e tij në sytë e ndërkombëtarëve.
Postimi i Ballës:
Lulzim! Tërhiqe urdhërin për rrëmujë qe u ke dhënë deputetëve të tu në delegacionin e Shqipërisë sot në Parlamentin Europian. Mos e turpëro vendin tënd edhe hapur se pas kuintave “me anonime” e bën përditë.Të presim të dy me qetësi vendimet e gjykatës dhe prokurorise!
Opozita e akuzon kryetarin e grupit parlamentar socialist, Taulant Balla se shoqërohet me personazhe të trafikut të drogës dhe krimit të organizuar. Me anë të një letre drejtuar kryetarit të Kuvendit, Gramoz Ruçi anëtarët e opozitës argumentojnë se Shqipëria nuk mund të përfaqësohet në bisedimet me Brukselin në mbledhjen e 15 Tetorit me një politikan që sipas PD, “ka pranuar publikisht se ka mik familjar një të dënuar të rrezikshëm për trafik ndërkombëtar droge, pasuria e te cilit është shumëfishuar pas miqësisë me Taulant Ballën”.
Opozita me skenaret tip Babale dhe Babole e akuzon Ballën edhe se ka kërcëuar me pistoletë në kokë të një oficeri policie, që ai të mbyllte çështjen e përdhunimit të djalit të një deputeti tjetër socialist, akuza këto për të cilat Balla ka ngritur një padi në Gjykatën e Tiranës kundër kryedemokratit, Lulzim Basha. Letra mban firmat e deputetëve: Genc Pollo, Albana Vokshi, Klajda Gjosha, Jorida Tabaku dhe Oerd Bylykbashi.