Deputetja socialiste, Elisa Spiropali, përfaqësuese e delegacionit shqiptar në Komitetin e Stabilizim Asociimit, BE-Shqipëri, tha se opozita u turpërua në sytë e europarlamentarëve. Në një lidhje telefonike për Report Tv, Spiropali tha se opozita nuk ka kërkuar përjashtimin e Ballës nga delegacioni, por ka hedhur akuza dhe baltosje kundër vendit.
Opozita u vetëturpërua në PE. Ne nuk hyjmë në debate me opozitën tonë. Shqipëria mbështetet nga Këshilli Europian. Nuk është kërkuar përjashtimi i Ballës. Shpifjet morën përgjigje nga drejtuesja e seancës në PE.
Deputetja e PD, anëtare e delegacionit shqiptar në PE, Jorida Tabaku tha për Report Tv se opozita ka kërkuar zëvendësimin e Ballës me një tjetër deputet të PS. Deputetja demokrate paralajmëroi se opozita s’do marrë pjesë në punimet e Komitetit të Stabilizim Asociimit deri në largimin e Ballës i cili sipas saj është i lidhur me segmente të krimit.
Jemi ende në Parlamentin Europian. Po presim të zëvendësohet Taulant Balla. Është i përfshirë në afera kriminale. Pala gjermane po heton se çfarë po ndodh në Shqipëri. Kërkuam që komisioni të drejtohej nga një tjetër deputet i PS. Ngritëm shqetësimin në PE për bashkëkryetarin e komisionit Taulant Balla, i cili nuk mund të jetë përfaqësues i shqiptarëve. Edhe eurodeputetet i pranuan shqetësimimet tona. Është në dorë të PS dhe jo në dorë të komisionit të marrë vendimin për Ballën.