Kryeministri Edi Rama në takimin e zhvilluar sot me drejtuesit e Policisë së Shtetit ka kritikuar drejtuesit e Policisë lidhur me çështjen e Xhisiela Malokut dhe denoncimin e ish-oficerit Emiljano Nuhu.
Rama e quajti Nuhun, një shpifës me uniformë, por nuk harroi të kërkojë llogari nga drejtori i SHÇBA-së dhe drejtuesit e tjerë, lidhur me hapat që duhet të ndërmerrnin për të sqaruar publikun, pasi sipas Ramës, policia e Shtetit në çdo rast e kishte bërë detyrën.
Kjo klimë që sundon çoroditjen e njerëzve nuk mundet të cënojë asnjë milimetër shënjestrën e Policisë së Shtetit. Do jem shumë i hapur dhe i drejtpërdrejtë me ju. Është arritje e madhe e qeverisë sonë në këto 5 vite që ju Policia e Shtetit, fitoi pavarësinë nga partia në pushtet. Kur isha kryetar i Bashkisë, Bilbil Mema ishte drejtor i policisë së Tiranës. Sa herë takoheshim; më thoshte; nuk mundet të shohim telefonat nga lart që i devijojmë rrugën policisë së Shtetit. Sot Policia e Shtetit është e pavarur.
Deputetë, kryeministër, politikanë, nuk i fusin dot hundët në polici dhe nuk guxojnë që të ngrenë telefonin për t’i kërkuar favore ndonjërit prej jush, drejtues policie. Në ndonjë rast kur kanë tentuar që ta bëjnë, kanë marrë ankesa. Nuk ju shkon mendja që të shkelin rregullat e qarkullimit. Por heton si gjithë të tjerët djalin e një deputeti në mbështetje të një vajze duke e akuzuar atë për dhunë, dhe duke e çuar atë në prokurori. Edhe për një shkelje në këtë hap e sipër, punonjësi i policisë nuk u gradua dhe u pezullua. Djali i deputeti është aty ku e ka çuar aty ku e ka çuar drejtuesi, dhe jo aty ku do ta kishte lenë dje partia.
Dua një reflektim të plotë, një reagim i drejtë dhe një fakt që pavarësisht se Policia e Shtetit u godit nga brenda radhëve të saj prej një shpifësi të provuar katërçipërisht, u desh që shpifja të merrte dhenë. Kjo është e pajustifikueshme. Ku ishte drejtori i SHÇBA kur shpifësi me uniforme i solli me shkrim shpifjen e tij? Pse nuk reagoi kur u bë letra. Pse u la një shpifësi brenda radhëve të policisë, siç u krijua dhe hodhi shpifjen në kazanët e duhura dhe në pas kërkoi azil. Kujt ia kishte borxh për atë shpifje aq të rëndë. Pse iu mohua publikut shqiptar kamera e komisariatit, ndërkohë që në kamera është parë e gjithë e vërteta. Kjo që ngriti atë dallgë? Kjo është njëra anë, por nuk e justifikon dot gjithë atë baltë që mori Policia e Shtetit. u la gjithë Shqipëria të përpëlitej nga fantazitë me deputetë të armatosur që futen në komisariat. E vërteta në krahun e Policisë së Shtetit, dhe Policia e Shtetit që rri dhe pret të reagojë. Po unë s’mund ta pranoj dot që një jashtënxjerrje kaq e fëlliqur mbi policinë të marrë dhenë, nuk u jepet publikut po thjesht çohet në Prokurori.
Kamerat iu dërguan prokurorisë, se kjo është njëra anë, por nuk e justifikon gjithë atë baltë që mori policia e shtetit, u la gjithë Shqipëria të përpëlitej në vorbullën e një fantazie me deputetë të armatosur që futen në komisariat dhe i vënë pushkën në ballë një punonjësi policie, që kamerat thonë se as ishte, e as kishte asgjë të kësaj natyre.
Kur gënjeshtra ka bërë xhiron e botës e vërteta akoma s’ka veshur pantallonat, unë nuk e pranoj dot këtë që një provë aq vrastare për gjithë mizërinë e llafeve, nuk i jepet publikut dhe çohet në prokurori dhe aty mbyllet e papërdorshme se është provë hetimore.
Një film me krim për vëllanë, një video me krim për djalin, për krushkun, krimi këtu, Taulanti nuk diskutohet, Fatmiri po, unë as diskutohet.