Lulzim Basha, është nisur për në Bruksel.
Mësohet se Basha do të zhvillojë një takim me liderët e partive të djatha evropiane, dhe fokusi i diskutimeve do të jetë situata politike në vend dhe denoncimet ndaj qeverisë.
Kujtojmë që kreu demokrat, gjatë një konference për mediat kërkoi arrestimin e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Ardi Veliu dhe vartësit të tij në policinë e Fierit, ndërsa për deputetin Taulant Balla, kërkoi heqjen e imunitetit.
Në të vertet i akuzuar dhe i paditur në prokurori eshte vetë Lulzim Basha dhe Ervin Salianj të cilët po ndiqen penalisht, kurse mashtruesi Basha kërkon që bëmat e tij me gjithëfarë skenaresh idiotesk t’u a faturoi të tjerëve, natyrisht nga FB sepse prokurorinë e ka fobi, pas akuzave që i rrinë mbi kurriz, e as që guxon t’i afrohet.
Ndërsa ditën e sotme, seanca në Parlamentin Europian është shoqëruar me debate nga deputetët e Shqipërisë pasi, Genc Pollo ka kërkuar largimin e Ballës nga drejtimi i komisionit duke e akuzuar këtë të fundit për lidhje me krimin e organizuar e në fakt kryetarja e delegacioni eurodeputetja Macovei ka larguar Pollon nga podiumi duke i prerë fjalën e i thënë shpifës.