Kush ende ka memorie në këtë vend, kujtohet lehtësisht se në shkurt të 1997 “fuçia e barutit” ishte gati në të shpërthyer. Protesta, zemërimi, dëshpërimi dhe pikat e para të lumit të mëpasëm të gjakut nisën të derdhen…
Në një ditë si kjo, 21 vjet më parë, Artur Rustemi, viktima e parë e rebelimit, kishte pak ditë që ishte varrosur.
Selia e PD-së në Vlorë ishte shkrumbuar dhe në qytet banorët jetonin me alarmin e mungesës së bukës. Ndërsa mediat ndërkombëtare e cilësonin ekzekutivin e kohës si “qeveri gangsterësh”…
Kur dhuna shpërtheu vendi nuk u bë vetëm “arenë gladiatorësh” të armatosur deri në dhëmbë me armë e çmenduri, por edhe arenë e përcjelljes mediatike ndërkombëtare.
Pamjet e 1997 morën dhenë dhe shumë nga ne i kanë akoma të freskëta në mendje disa prej imazheve ikonë të atij vitit të mbrapshtë.
Kur dhuna shpërtheu vendi nuk u bë vetëm “arenë gladiatorësh” të armatosur deri në dhëmbë me armë e çmenduri, por edhe arenë e përcjelljes mediatike ndërkombëtare.
Pamjet e 1997 morën dhenë dhe shumë nga ne i kanë akoma të freskëta në mendje disa prej imazheve ikonë të atij vitit të mbrapshtë.
Dëshmitë rrëngjethëse të fiksuara në celuloid në 1997-çn, një vit më vonë u vlërësuan me çmime në “Word Press Photo 1998”, ku konkuruan mbi 3600 fotografë nga 115 vende. Italiani Massimo Sciacca (fitues i vendit të tretë në kategorinë “spot news”), danezi Joachim Ladefoged (fitues i dy prej çmimeve kryesore) apo dhe amerikani Santiago Lyon, sollën foto tronditëse të asaj çka ndodhte në rrugët dhe sheshet e vendit.
Pak më shumë se dy dekada më vonë, në ndërgjegjen kolektive, a thua na vjen turp nga vetja?! A kemi zënë mend, aq sa të mos rrezikojmë të biem prapë në të njëjtin batak gjaku dhe dhune?! A kanë dhënë llogari përgjegjësit?! A i ka thënë kush ndonjëherë “më fal” atyre mijëra viktimave të pafajshme?!
Fotot në vijim nuk synojnë të gërvishtin këtë plagë, por janë një ftesë qoftë edhe për një çast të vetëm reflektimi, edhe pse kjo nuk është pika më e fortë që kemi si komb…