Motra e Shkëlqim, Halil, Ylli dhe Fatmir Haklajt të vrarë në Tropojë, e cila “theu” heshtjen pas 16 vitesh i bën dy urime “speciale” Sali Berishës. Një për datëlindje dhe një për zyrtarizmin e dashurisë së Shkëlzenit me Arminën.
“Urojeni Tradhetarin se nuk e ka varere vetem Shkelqimin, Yllin, Fatmirin, Halilin por e ka vrare gjithe popullin Shqipetare”, shkruan Zylfija për 74-vjetorin e lindjes së Berishës.
Ndërsa për gëzimin e djalit ajo i shkruan: “Gjithshtu edhe une shoket e mi, i bashkohem urimit tuaj, por ne nje menyre tjeter. Uroje qe tradhetari i popullit te jetoje deri sa te paguej ate qe i ka bere popullit. Te shohe aq sa ti kerkoje Zotit me ja marre jeten dhe perseri te jetoje. Gent Hajdaraj,, Ali HajdarajDega Sabrie, Ismet Islamukaj, Mehmet Kovacica, Ariol Hakla”.
Ish-mësuesja e fizikës të vitit 2002 mori pseudonimin “Shota e Haklajve”, pasi ajo akuzohet se kreu një vrasje në mes te Bajram Currit për tu hakmarrë për vrasjen e vëllezërve të saj.Për këtë krim ajo vazhdon të jetë në listën e 10 personave më të kërkuar nga Interpoli, por shteti suedez asnjëherë nuk miratoi kërkesën e Shqipërisë për ta ekstraduar madje i garantoi mbrojtje duke i dhënë azil.
Ajo bën fajtor për vrasjen e vëllezërve të saj dhe për gjakun e derdhur në Tropojë, vetëm një person: Sali Berishën, për të cilin thotë se të gjitha vrasjet kishin vetëm një motiv, marrjen dhe mbajtjen e pushtetit me çdo kusht.