Monika dhe “kolonelët” e partisë “morri i kuq”, kanë heshtur publikisht, por janë alarmuar dhe kanë bërë lëvizjen e brendshme, pas ultimatumit të Ramës, për gjetjen dhe prangosjen urgjent, të ish-drejtorit LSI-st të Transportit Sarandë, Klement Balili, i cili, në vend të menaxhonte transporte mallrash e njerëzish, transportonte drogë edhe “për të mirën” e votave të LSI.
Për të evituar sa të jetë e mundur, këtë hall që ka zënë shefat e partisë, dy Edmondët ish-ministra të LSI, Haxhinasto e Panariti, pasi kanë biseduar me Klement Balilin, nëpërmjet nipit Rigers Balili, kryebashkiak i Delvinës, i kanë nisur një mesazh urgjent Ilir Metës, i cili prej 3 ditësh, ka shkuar me Xhinin e “Portokallisë” dhe me Qimin e medias, për vrap, ngjitje, ajrosje e Joga, në malet dhe lëndinat e Tropojës.
Dy Emondët, pasi janë konsultuar dhe me Prof. Dr. Shezon për anën drejtëshkrimore, i kanë dërguar shef Likes, këtë mesazh: – “Komandant, o flori, me urdhër të shefe Monës, leri malet dhe çdo gjë tjetër e ktheu urgjent në Tiranë, se ai koka e korrupsionit, ai kryehajduti Edvin Rama, ka lëshuar gjithë policinë, për të kapur vëlla Klemen. Ke të fala dhe nga nipçja, Gersi Delvinës”.
E menjëhershme, ka qenë përgjigja e Likes, në telefonin e Haxhinastos: – “Ma tha Qim Peka, këtu në majë të shkëmbit. Po ju e dini, që mua o flori, më kanë rënë pendet, nuk kam më fuqi. Tani, unë kam hallin të shpëtoj nga prangat e mia, ju më thoni të shpëtoj vëlla Klemen.
Sa për dijeni, thuaj nipçe Geesit, se unë i kam mbyllur llogaritë me Balilajt, u dhashë gjysmën e ndërtesës dhe tokës së kampit të Sarandës, e bëra drejtor, i dhashë mbi 3 milionë euro tendera, e mbajta 1vit të fshehur tek vila Reit (qenit) në Lalz e shumë ndere të tjera.
Por ju, më duket se keni hallin tuaj, se po u kap Klemja, do t’u nxjerrë, pazaret për koncesionet me tokat, grandet bujqësore me dosje false, patentat, makinat e vjedhura dhe tragat false që keni regjistruar”.
Nuk dihet, nëse Likja është nisur për t’u kthyer në Tiranë, por mësohet, se nëpërmjet Nasip Naços, i ka dërguar Saliut, një tufë me lule për 74-vjetorin e lindjes dhe 2 karafila, si simbol për martesën e dytë të Zenit, siç i dërgoi edhe Tit Vasilit, kur u martua për herë të dytë./Pamfleti