Mesfushori i Chelsea-s, Eden Hazard, e ka ndarë mendjen. Ai do të largohet në verë nga skuadra angleze për t’iu bashkuar Real Madrid-it. Në një intervistë për kanalin francez “Telefoot”, Hazard shprehet se dëshiron të largohet pa hatërmbejte me klubin dhe tifozët e Çelsit.
“Çelsi ma bëri të qartë këtë verë, që nuk do të më lejonte të largohesha dhe unë e pranova këtë gjë. Gjithsesi e dija që edhe ne Londër do të ndihesha i lumtur dhe nuk jam penduar aspak për këtë vendim. Në disa vendime nuk të vjen radha për të folur dhe sigurisht që është normale të nevrikosesh, por unë kurrë nuk i kam dalë kundër klubit.
“Te Lila në Francë u largova me përshtypjet më të mira, të njëjtën gjë dua të bëj dhe te Çelsi”, përfundoi Hazard.