Nga Akil Ylli
Vazhdon “makineria” e Shqupit, te prodhoje shpifje, 24 ore, ne nje 24 ore, megjithse ne “prite” ju ka dale z. Balla. He per he, me sa shihet, nuk po ju “behet vone”. Ne fund te fundit, pse, Leka kane boll?! Kur je miljarder, ca miljone me pak, ca miljon me shume, nuk “çojne kanar”.
Me ç’ka po shoh, me eshte forcuar bindja, qe dikush nga “shkallet” e larta te hierarkis se Shqupit, eshte i infiltruari i PS-së. Ka marre si detyre, t’ju fuse “ujin nen rrogoz”, t’i falimentoje dhe njekohsisht, te glorifikoje Ballen. Ekonomikisht, sepse ju duhet te s’borsojne padit e Balles, qe si “xhentelmene”, po ja afrojne me bollek. Rrezikojne ta glorifikojne, sepse ai ka deklaruar, qe me ato leka do ndertoje kopshte te reja, dhe ne baze te rregullit te treshit, ata qe dikur quheshin “fatosat e Enverit”, do te quhen, “fatoset e Taulantit” dhe s’kane pike fajit, ne kete rast!
Ndryshe nuk ka si kuptohet, qe nje shpifje, sa i madhi “gazep”, te kerkojne ta “mbulojne” me nje shpifje tjeter, qe ti len “kamt jashte”. Kam pershtypjen qe udhëhiqen nga motoja e pijanecit: Turbullina e rakisë, hiqet me raki! Ose e thene ne pergjithësi: Gozhda, me gozhde hiqet!
Oooo burra turret Salinjani, mbas padis, me nje “tuf” tjeter shpifjes, per me “shperla” padin e pare! Ça do t’i thojne mendja!? Ky nuk ma merr mendja, qe “ecen” me moton e pijanecit. Nuk asht, prej asaj lagjet. Ky duhet ti harxhoje lekat per buzkuq, sarikan per heqje qimesh dhe kushedi çfare produktit tjeter, per te ngjare si jargavin. Atij, te vjen ndot t’i japesh doren, ngaqe kujton, se te behet dora me jarge. Ndoshta jam duke ja fut kot, sepse mund te jete gjithçka natyrale. Falme zot!
Po ashtu dhe Lulashi, ndjek te njejten metode. Prap me te njejtin stil, beri nje deklarate te gjate, fille mbas thirrjes ne prokurori. Ky mesa duket, jeton diku, ne ndonje dimision tjeter, sepse, te pakten nga ana vizuale, nuk te krijon iden, qe eshte duke fjetur. Por megjithate, prap se prap, te krijon bindjen, qe eshte duke enderruar, ngaqe deklaron, se kur te behem une kryeminister, do bej kete e ate. Ai kryeminister!? Kur degjoj keto haluçinacione, me lind e drejta krejt e natyrshme te besoj, qe Lulashi, duhet te jete fjet edhe kur zgjohet, edhe kur ecen, edhe kur flet, edhe kur shkon perseri te fleje.
Por le te shpifin, sa te duan! Ç’te keqe ka? Me lekat e tyre, kopshte do ndertohen! Bile, ka mundesi, qe shpifin me qellim, sepse ne kete menyre kontribojne ne te ardhmen e femijve tane, pa ja dite per falimnders qeveris. Ne kete rast tregohen dhe modeste. Si i thone asaj: Kur e ben te miren, hidhe mas shpine, a në shpifje!
Si perfundim, do deshiroja t’ju jepja nje keshille, megjithse nuk e kam nje titull te tille,(jam nje hiç, me i kshillu ata), por nga qe ju a dua te miren, po e marr kete guxim, (besoj, se nuk ma marrin per keq) dhe ju them: Shpejtoni te shpifni, çfare keni per te shpifur, zbrazeni “thesin” deri ne fund, perderisa denoheni vetem me shperblim monetar,(per leka, ju s’çani bythen) sepse kur “Piktori” te promovoje ligjin, qe denohesh me burg per shpifje, si ne shume vende te BE-es, at’here nuk do ta keni mundesin, ti gezoheni asaj. Ooo burra sa te mundeni, mos i leni kusur!/Ekskluzive.al