Forcat e Armatosura kanë shuar plotësisht zjarrin në malin e Taraboshit në Shkodër. Efektivët e batalionit të Vaut të Dejës punuan gjithë natën për shuarjen e zjarrit.
Zjarri që dogji një hapësirë me pyje e kullota, u fik plotësisht gjatë ditës së sotme. Efektivët e FA iu desh të ecin 6 – 7 km në këmbë në errësirë për shkak të terrenit të vështirë
Ishte i pamundur afrimi i mjeteve zjarrfikëse për shkak të terrenit malor.