Sot është një ditë e veçantë në familjen e ish-diktatorit shqiptar Enver Hoxha. Nëse do të ishte gjallë, ai do të festonte 110 vjetorin e lindjes.
Ka qenë nusja e djalit të tij, Teuta, ajo që nuk e ka kaluar në heshtje këtë ditë speciale, por i ka dedikuar dy rreshta vjehrrit të saj të ndjerë.
Ajo shkruan në Facebook:
Sot per familjen tone eshte nje dite e shenuar, ne perkujtim te 110-vjetorit të datëlindjes se Enver Hoxhes”.
Enver Hoxha lindi më 16 tetor 1908 në Gjirokastër dhe ndërroi jetë më 11 prill 1985.
Diktatori Hoxha e izoloi me dhunë Shqipërinë për 45-vjet pas Luftës së Dytë Botërore.