Shqipëria ka edhe një shans të fundit për t’u renditur në vendin e parë në Grupin 1, të Ligës C. Nëse nuk ia del të mposhtë Skocinë, skuadra e Christian Panuccit bie automatikisht nga kategoria dhe sezonin e ardhshëm do të bëjë pjesë në Grupin B, me skuadra si San Marino, Gjibraltar, Andorra, Malta, Lihtenshtejni.
Kësisoj kuqezinjtë janë të dënuar të fitojnë, për të mos përfunduar në Ligën D. “Do të bjerë nga kategoria nëse nuk ia del të mundë Skocinë”, shkruhet në përshkrimin e UEFA-s për Shqipërinë.
Në fillim të kompeticionit, objektivi i kuqezinjve ishte vendi i parë në grup, ndërkohë që rënia në ligën e fundit do të ishte një dështim i madh.