Kryeministri Edi Rama gjatë inspektimeve të punës për ndërtimin e Unazës së Madhe të Tiranës është përballur me disa banorë të komunitetit rom.
Komunikimi mes kryeministrit dhe banorëve të këtij komunitetit ka qenë nga larg, por i ngrohet nga të dyja palët.
Rama i jep një përqafim nga larg, ndërsa një grua i thotë: “O të marrsha të ligat”
Rama: Mirë?
Qytetarja rome: Kemi qejf dhe ne romët, duam të të shofim.
Rama: Do të më shofësh? Po ja këtu me ke.
Qytetarja rome: Hera e parë që të pashë, nuk të kam parë ndonjëherë.
Rama: Po jemi larg nuk të përqafoj dot
Qytetarja rome: O të marrsha të ligat, përqafime