NGA DOK. AV. EDMOND PETRAJ
Ja pse duhet ti vihet fre në social network.
Edhe më herët kam shkruajtur për këto probleme por gjithsesi po i ripërsëris përsëri thjesht për të parë që situata aspak nuk është më e mirë se atëherë por edhe më keq se atëhere
Shpifja denigrimi dhe halabakëria kanë zënë rrënjë në shpirtërat e shkallmuar në shpirtkalbët dhe perverse.
Na mjafton vetëm të hapim një gazetë shqiptare online, një material në ndonjë forum shqiptar, një video shqip në Youtube, një faqe shqiptare në ndonjë prej rrjeteve sociale dhe përpara teje do të shfaqet një lumë i rrëmbyer që transporton vrullshëm një fjalor banal rruge, me sharje, ofendime, akuza, kërcënime, mallkime që kalojnë edhe kufijtë e imagjinatës.
E gjitha kjo, zakonisht, në një shqipe të shkruar keq, nga njerëz pa identitet apo me identitet të rremë, që kanë gjithë kohën dhe forcën e duhur për të shkarkuar pa mëshirë të gjithë arsenalin e energjisë së tyre negative.
Ndonjëherë edhe kur lajmi ose tema që diskutohet ka të bëjë me diçka krejt të pafajshme, ose kur ka të bëjë me një lajm që nuk le vend qoftë për 2 mendime të ndryshme, aty do të krijohen sigurisht kampe që shfryjnë papushim të gjithë urrejtjen e tyre ndaj njëri-tjetrit.
Të duket sikur tashmë edhe mira dhe e keqja, e drejta dhe e gabuara, virtyti apo vesi janë përzjerë aq shumë mes tyre, saqë është e pamundur ti dallosh.
Përgjithsimet bëhen argumenta, shpifjet kthehen fakte, përbaltja modë.
Komente në shqip dhe prej emrash shqiptarë, që shfryjnë vrer ndaj Shqipërisë e gjithçkaje shqiptare, vepra, art, kulturë, histori, figura të shquara, simbole kombëtare etj, etj.
Aq të pranishme janë këto komente “tradhëtarësh”, saqë ndonjëherë madje të shkon mendja se shtetet tona fqinje punësojnë njerëzit e tyre të komentojnë dhe ndysin rrjetet sociale shqiptare.
Fetarë që të kërcënojnë me vdekje, gangsterrë që të lënë vendin e takimit, perversë që rrëmojnë në jetën tënde, maniakë që të sulmojnë e klonojnë profilet e gjithçka tjetër e zezë çfarë mund të pjellë urrejtja, padija, miopia…
Komunikimi nënkuptonte që do të shuante dyshimet tona, do të na bënte të njiheshim më mirë, do kanalizonim dëshirat dhe qëllimet tona… Hë për hë, urrejtja ka fituar.
Nuk ka asnjë iniciativë qytetarë që të krijohet e formohet prej rrjeteve sociale shqiptare. Ka iniciativa dhe ide të shkëlqyera, të cilat përbuzen, përbalten, përçmohen.
Kur del dhe hedh një shikim në realitet, vështirë të të shkojë mendja se e ndan jetën tënde me mendje kaq të çoroditura e busull-humbur. Eshtë e frikshme të mendosh se ky është realisht realiteti shqiptar, niveli yn social-kulturor.
A mendoni se ka ardhur koha që ashtu siç ka disa ligje e rregullruajtës në realitet, ka ardhur koha të vendosen edhe në këtë realitetin virtual shqiptar?
Kalojmë një pjesë të mirë të kohës nëpër rrjetet sociale dhe nuk kemi pse infektohemi të gjithë nga kjo urrejtje që vjen panjohur, nga të gjitha drejtimet.
Urrejtja ka lindur me njeriun, mos ta fajsojm tani vetem popullin ton shqiptar , sepse urrejtje kan edhe popujt tjer , por e mira eshte se Ata njohin ligjin dhe respektojn rregulloren. E ne asnjeren nuk e respektojm ase qe i friksohme , kam lexuar njeher nje liber po nuk me kujtohet titulli i librit (psikologjik ishte) autori thoshte ; te gjithe kan goj, te flasin, por pak din te flasin!?
Sot nese nuk je pro mendimit tjetrit pamvarsisht sa esht i drejt Ai mendim e humb respektin nga Ai person.
Dite s’dite duhet te hyshe ne valla se perndryshe prejashtohesh nga ajo shoqeri !me nje fjal shoqeri egoiste ! Por çdonjeri pasqyron kulturen e familjese nga ajo e perditshmja (realja) ne ket virtualen.
Andaj, e mira se mires eshte te mundohemi te ruajm respektin qe kemi, te mos behem pre e çdo njeriut te ulet, ku eshte rrit ai ne nje ambijent till dhe ashtu do frymoj gjith jeten dhe kudo qe te ndodhet