Videopërgjimi për korrupsionin e Ilir Metës që prokuroria nuk e hetoi në vitin 2012: Duhet me shit shtëpinë për të plotësuar tarifën e korrupsionit të Metës
Në lap-topin e Dritan Priftit, ekspertët gjetën një tjetër video, teksa po gjurmonin rreth videoskandalit të Ilir Metës, me bllokun e pazarit në dorë, në zyrën e ministrit të Ekonomisë. Në video shfaqeshin Dritan Prifti dhe ish-zëvendësi i tij, Leonard Beqiraj, duke ndarë 70 mijë euro në shtëpinë e tij. Meta, për t’u hakmarrë ndaj Prifit e publikoi videon. Por, videoja u cenusua, duke iu hequr ca pjesë, pasi Prifti dhe Beqiraj, flinin për pazaret e Metës. Ky i fundit, për të shmangur një tjetër përballje me drejtësinë, hoqi ato pjesë që i rëndonin pozitat. Edhe prokuroria dhe gjykatat, duke qenë në duar e Berishës dhe Metës, nuk e shqyrtuan videon e plotë.
Megjithatë, bisedat e hequra ranë në duart e ambasadave dhe disa mediave. Sot nuk dihet nëse videoja është e plotë në dosjet e prokurorisë dhe Gjykatës së Lartë apo është zhdukur, por me ngritjen e drejtësisë së re, Ilir Meta mund të merret nën hetim. Gjatë bashkëbisedimit me zëvendësin e tij, në një moment, Dritan Prifti shprehet se Ilir Meta kërkon 100 deri në 200 mijë euro në ditë, si formë apo tarife për dhënien e koncesioneve të ndryshme. Madje Prifti mendon të shesë shtëpinë për të plotësuar kërkesat e Metës për para. “Do përditë o vëlla, përditë nga 100 mijë euro, nga 200 mijë euro. Ku ti gjejmë! I bie me shit shtëpinë pastaj!”, thekson Prifti në video.
-Prifti: S’kam ça i bëj më, s’kam mundësi.
-Beqiri: Nuk është kjo rruga, me dëgjo mua.
-Prifti: Po t’i thashë o burrë.
-Beqiri: Po pse ça të ka thënë?
-Prifti: Do përditë o vëlla, përditë nga 100 mijë euro, nga 200 mijë euro.
-Beqiri: Jo o burrë, është shumë.
-Prifti: Po… ne, ne, ku ti gjejmë! I bie me shit shtëpinë pastaj!
Gjatë bashkëbisedimit, Prifti i shpreh shqetësimin e thellë Leonard Beqiraj për kërkesat e paligjshme të Metës për shuma të mëdha parash. Të gjithë ministrat dhe zëvendësministrat janë urdhëruar të përfshihen në afera të ndryshme për të “votuar” tek kryetari i partisë. Meta të njëjtën praktikë ka ndjekur edhe me ministritë e tjera, të cilat drejtohet nga njerëzit e tij, kur qeverisjte me Sali Berishën dhe më pas me Edi Ramën. Këtë proces vjedhjeje e ka drejtuar bashkë me Monika Kryemadhin. Nuk është rastësi që gati 80 % të drejtorëve të arrestuar dhe dënuar për korrupsionin janë të LSI. Ata duhet të ‘punonin’ si fillim për të plotësuar kuotën mujore për Monikën dhe Metën, dhe pastaj për vete./Pamfleti