Kompania “Coral S.A”, pjesë e gjigandit grek të energjisë, “Motor Oil Hellas”, do të sjellë në tregun shqiptar markën globale të karburanteve “Shell”.Kjo kompani zotëron të drejtën e përdorimit të kësaj marke edhe për Greqinë e Serbinë.
Në Greqi “Shell” mbulon 20% të tregut me 800 pika karburanti.Aksioneri kryesor i kësaj companies është miliarderi grek Vardis Vardinogiannis. Ky i fundit zotëron 57% të kuotave, ndërsa pjesa tjetër është e listuar në bursat e Athinës dhe Londrës, raporton Scan.
Pritet që “Shell” të rrisë konkurrencën në tregun e karburanteve në Shqipëri. Ky treg krijon një volum me rreth 1 miliardë euro në vit dhe ka tiparet e një oligopoli.
Dominuese në treg është kompania “Kastrati” me 500 milionë euro në vit dhe ndiqet nga Elda Petrol, Genklaudis, Alpet dhe Bolv Oil.
Shell do të zëvendësojë në tregun shqiptar kompaninë Gulf, i cili u soll në Shqipëri nga një grup biznesi gjeorgjian, i cili kontrollohej nga një prej ish-ministrave më të rëndësishëm të qeverisë gjeorgjiane, Mikhail Saakashvilit.
Kjo kompani u përfshi në një skemë mashtrimi dhe u largua në fillim të këtij viti nga Shqipëria.