Nga Bledi Mane
Vini duart në kokë! Edhe zoti Luan Bixhoz në Shqipëri
Nuk paska dallim moshe dhe gjinie të luash kumar ne vendin tone. Nga Veriu ne Jug, ne fshat e qytet, lagje dhe rrugice femije e te rritur luajne me fatin e fukarallekut apo mireqenies se tyre ne kazino, apex, lloto futbolli apo gara me qen e mace. Deri tani nuk ka asgje per tu çuditur sepse jemi regjur me kete biznes te se perditshmes tone.
Jemi njohur me mijera raste kur bixhozi prish individin, pasurine, familjen, djalerine, rinine, pleqerine. Por qe te prishej edhe vetë Zoti në kete vend, te luante Perendia bixhoz ne mes te Tiranes, pakkush do e besonte.
Komuniteti Musliman Shqiptar ambientet qe ka ne pronesi ne rrugen e Dibres, fiks ndertesa nje kateshe ngjitur me pemen legjendare te Selvies, prej 10 vjetesh ia ka dhene me qera kompanise se bixhozit Eurolloto. Pra shkurt e shkoqur, Komuniteti Musliman arketon çdo muaj 500 euro nga paratë e bixhozxhinjve shqiptarë.
Keta bixhozxhinj qe pasi humbasin leket e tyre ne baste, lekët që ua merr Komuniteti Musliman per mirembajtje xhamish, shkojne ne xhami ku i luten Allahut per tu dhene pak fat ne ndeshjet e rradhes. Allah, allah inshallah e kap Interin “X” “2” te shtunen qe vjen!
Nuk ka rendesi nese lojtari besimtar e kap apo nuk e kap kete ndeshje. Zoti leket e qerase i merr rregullisht çdo muaj!