Boksieri me origjinë shqiptare Armand Çullhaj është shpallur kampion i Europës në peshat super të mesme në WBU.
Çullhaj jeton prej shumë vitesh në Gjermani, por ai kurrë nuk e ka mohuar origjinën shqiptare.
Djaloshi nga Tirana ka mposhtur në duelin direkt kundërshtarin çek Ondrej Budera.
Çullhaj fitoi pas 12 raundeve emocionuese duke dominuar rivalin nga fillimi deri në fund të takimit.
Për të mbështetur atë, shumë shqiptarë ishin të pranishëm në Mynih duke brohoritur emrin e tij.
Shqiptari numëron fitoren e 22-të në karrierë, ndërsa me këtë fitore po bën krenarë të gjithë shqiptarët anë e mbanë botës.