Nesër, Komisioni për Administratë Publike, Qeverisje Lokale dhe Media do të mbaj mbledhjen e radhës me disa pika në rend dite.
Burimet e Indeksonline kanë thënë se anëtarët e Listës Serbe pritet të jenë të pranishëm ku edhe do të kenë propozime.
Sipas burimeve, ata do t’i propozojnë komisionit se festa e Vidovdanit dhe Dita e Pavarësisë së Serbisë të bëhen festa zyrtare në Kosovë.
Komisioni nesër shqyrton në parim Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 03/L-064 për festat zyrtare në Republikën e Kosovës./Indeksonline/