Rexhep Rraja, djali i deputetit socialist Rrahman Rraja, do të dalë sot para Gjykatës së Apelit të Tiranës.
Përmes avokatit të tij, djali i deputetit ka paraqitur kërkesën në Apel për lirimin e tij nga paraburgimi.
Seanca do të zhvillohet në orën 10:30.
Gjyqtarja Shpresa Becaj do të shqyrtojë kërkesën e Rrajës për liri dorëzuar që më 8 tetor, ndërsa hetimet për këtë dosjen janë ende të hapura nga prokurorja Mirela Kapo.