Kryeministri i vendit Edi Rama ka sqaruar dje nismën e ndërmarrë për të mbyllur bastet dhe kazinotë. Ai sqaroi se përse qeveria shkoi te një veprim i tillë, ndërsa u shpreh se po shihet mundësia e konsolidimit të basteve online dhe po bëhet një studim që të bllokohen dhe bastet online në faqet ndërkombëtare. Në një intervistë për Rudina Xhungën në “News 24”, ai foli dhe për sigurinë në vend, kanabisin apo dhe paketën antishpifje.
-Keni deklaruar edhe më parë për mbylljen e lojërave të fatit. Këtë herë mundeni t’i mbyllni të gjitha?
Kjo ka qenë një përpjekje e nisur më parë e cila u materializua në një tentativë në parlament për kazinotë elektronike. Në atë kohë nuk u diskutua për bastet por kazinotë elektronike. Atë kohë dështoi. Nuk u fut menjëherë por sot e ka. Ka pasur disa interpretime për këtë jo do ikin nga qendra do shkojnë në periferi. Do mbyllen të gjitha dhe do ketë të tilla vetëm në zona turistike dhe në hotele me 5 yje. Do ikin nga kudo. Është një mortje që është kudo.
-Bastet do ikin nga Tirana dhe ku do shkojnë?
Do ikin kudo se janë një mortje. Ne kemi marrë një sërë masash dhe kompanitë janë përgjysmuar dhe të ardhurat janë rritur. Por ka ende informalitet dhe burime kriminale. Do mbyllen të gjitha.
-Po monopolizohen dhe nuk po mbyllen?
Ne do punojmë për regjimin e ri të basteve online. Ne kemi ngritur një grup pune dhe në 31 dhjetor do mbyllen të gjitha duke përfshirë edhe këtë monopolin online. Do kemi një garë të hapur për këtë treg. Kam parë shumë përpjekje se do intestifikohen. Po i heqim miliarda krimit të organizuar. Një pjesë janë kompani ku fshihet një segment i krimit të organizuar. Më shumë se 95% e atyre që luajnë, nuk do luajnë më pas mbylljes. Kjo bëhet se s’ka shtet që të kontrollojë apo si masë për të bërë një spostim masiv të parasë nga bastet tek ekonomitë për familjet. Nëse do ishte se nuk e kontrollojmë dot, le të shikojmë si e kanë vende më të forta se ne. Shko vër baste në Neë York. Shko tek Trump dhe vër bast. Ne kemi punuar për këtë për disa muaj. Është e vërtetë që e nxorëm menjëherë por kemi punuar disa muaj me një grup të ngushtë. Nëse do e kishim hapur më parë dhe më shumë do kishin hedhur baltë. Në 31 janar mbyllen të tëra. Mbyllen kazinotë, mbyllen bastet, mbyllet online që është këtu. Po punojmë që të mbyllim dhe online që janë jashtë që të mos kenë akses këtu. Baste tek bordura para hotel Dajtit viheshin në kohën e Enverit. Është njësoj si të krahasosh një flotë të tërë në det me kalamajtë që kapin peshk tek liqeni me kavanoza. Ne po mbysim një flotë të tërë kriminale që shkatërroi këtë qytet.
-Po me bastet online çfarë do të ndodhë?
Tek online është një gjë, e cila nuk mund ta bëjë kushdo. Por, duhet kartë identiteti, kartë bankare, por fondet vijnë nga bankat. Taksimi i lojtarit fitues, është i taksueshëm. Më shumë se 95 për qind e atyre që kanë luajtur, tashmë nuk do të kenë kohë për të luajtur. Me 1 janar do të mbyllen të gjitha. E gjitha kjo sforco për thënë se e ka vëllai, pikërisht nuk e ka Taulanti është përpjekje për ti hedhur baltë. FaceBook është kazani më i madh që ekziston. Nëse do të ketë një hapje për online do të ketë një fazë të dytë.
-Pse nuk i mbyllët që në 2016?
Në 2016 nuk kishim mazhorancë. Gjatë mandatit të parë nuk patëm mazhorancë, kjo është një industri me influencë shumë të madhe. Unë e di se edhe ju si në të gjithë botën jeni. Hedh shumë para, lobon mbi deputetët dhe mbi mediat, por edhe me shpifjet, ku është vëllai, etj. U shty pasi nuk patëm dot vota. Kam patur debate të brendshme për këtë.
-Në 2013 keni premtuar…
Nuk e kam premtuar. Pyetjen bëjeni mbi fakte. Jo mbi bazën e një gënjeshtre. Shpifjet do t’i luftoj.
-A mund të themi se Fundi i Marrëzisë ka dështuar dhe qeveria ka dështuar për ta luftuar këtë plagë sociale në 5 vite që keni qenë në pushtet?
Ne jo vetëm që nuk kemi dështuar por përkundrazi kemi vendosur goxha rregull në një fushë ku ka shumë llum dhe ka shumë informalitet ende. Kemi vendosur goxha rregull. Këto i rrëzon vetëm një fakt. Unë e kontestoj raportin e KLSH-së. Kompanitë që merren me këtë punë janë përgjysmuar dhe të ardhurat që merr shteti janë dyfishuar.
-Kompanitë mund të jenë përgjysmuar por pikat e basteve janë shumëfishuar.
Ka shumë më tepër formalizim se ç’kishte.
-Ka katërfishim të pikave të basteve.
Në bazën e legjislacionit në fuqi ne nuk jemi marrë asnjë herë me bastet, por ka qenë për kazinotë elektronike.
-Po flas për kumarin si plagë sociale
Unë po flas për një drejtë elementare, mos më ndërprit. Gazetarët marrin kryeministrin dhe i ndërpresin fjalën.
-Nuk keni pse nxeheni.
E thashë që në këtë sektor kemi bërë shumë, por ka shumë llum akoma. Ndalimi i basteve nuk ka qenë temë. Bastet kanë hyrë si shqetësim sepse filluan të lulëzojnë. Jemi në kushtet ku kemi mundësinë të sfidojmë këtë llum. Ofertat do jenë duke u rritur. Unë jam këtu për të thënë se nuk ka më asnjë lloj diferencimi se nuk do ketë asnjë lloj basti. Po punojmë se çfarë do bëjmë për online në të ardhmen. Pra a mundemi ne të bllokojmë edhe ato që janë jashtë vendit.
-Ky vendim u duk sikur erdhi pas vrasjes në bllok.
Kemi bërë një studim të kësaj situate. Nuk ka lidhje fare me këtë që thua ti. Goditja është bërë blic.
-Unë përmenda emrin e Dakos për shkak të autobusëve të Durrësit me reklamat e basteve.
Autobusat janë linja private dhe nuk pyesin bashkinë se çfarë reklame të bëjnë. Pra ti duhet të bësh investigimin pas asaj që ke parë. Mos flisni me hamendje.
-Është ofenduese për qytetarin që reklamat të bllokojnë autobusët.
Unë jam babai i një djali 4-vjeçar dhe një 30 vjeç. Unë nuk i kam borxh askujt që djali im të rritet në terrorin e shpifjes. Unë jam babai i një djali 4 vjeç… Nuk e harroj atë momentin kur djali im ishte futur poshtë krevatit se kishte te dëgjuar se ai nuk ishte djali im. Nuk shpifin gazetarët në botë. Thotë njëri këtu vëllai jot kështu e del ky tjetri. Këtu nuk diskutohet fare për ngjarjet që u interesojnë njerëzve.
-Me 25 shtator, kishte një emisioni, ku në gjimnazet e Tiranës shitej drogë si të ishte kanabis?
Doja një fakt, por mund të verifikonin bazën, Ministri austriak erdhi në Tiranë. Kërkoi të bashkëpunojmë në fushën e oficerëve në shkolla. Po të dëgjoni se çfarë thoshte se si është gjendja edhe në vendet e tjera, do habiteshit.
-Shqipëria është renditur si vendet e para për konsum kokaine?
Kjo është një idiotësi. Nuk mund të jetë Shqipëria në vendet e para, sepse kokaina është më e shtrenjta. E para kjo. E dyta: Ne kemi futur të gjithë oficerët e shkollave për të ndihmuar prindërit, nxënësit, ata janë të formuar në shkollën e policisë, por kanë njohuri edhe në aspektin sociologjik. Tjetër është opinion, keni lirinë të keni një opinion negativ për qeverinë, për të shkuar deri në fyerja. Mund ta merrni guximin ti thoni kryeministrit palaço. Po i nxini jetën këtij mileti, por e bombardoni : krimi, krimi, droga. Shqipëria ka patur, por ju nuk doni fakte. Ne e hapëm luftën ndaj kanabisit, ju ishit pajtuar. Dilte në TV si vend ekzotik. As s’i hyri gjë në këmbë.
-Dhe ju e hapët në të gjithë Shqipërinë
Kjo është shpifje. Ju jeni të detyruar t’i verifikoni në çdo cep të Shqipërisë. Deri në 2013 policia nuk nxirrte komunikata. Ato që kapeshin ishin minimale, në krahasim me atë që prodhoheshin. Parametrat e raporti shtet-ligjit.
-Avioni me drogë, doli, thoshit po spërkasim mushkonjat?
Nuk kemi pasur dhe nuk kam pasur të them të jenë avionë. Unë jam më shumë kritik se ju, sepse jam nga brenda, unë merrem me fakte, jo me shpifje. Nëse ti më akuzon mua për gjëra konkrete dhe nuk ke fakte, kjo është shpifje. Shpifja është konkrete. Kur i thua tjetrit, vëllai, yt, kunati, motra dhe i akuzon për gjerë të paligjshme, kjo është shpifje.
-Kultivimi dhe trafikimi i kanabisit, në mbledhjen e grupit parlamentar të 8 tetorit ju keni thënë se e keni çrrënjosur përfundimisht kanabisin. Ndërkohë në ditët e mëpasme janë kapur 1 ton e gjysmë kanabis të kapur në Itali nga Shqipëria. Pyetja ime është keni fakte alternative?
Kanabisi është çrrënjosur nga Shqipëria dhe këtë thotë raporti i Guardia di Finanza i cili dhe vjet ishte i qartë dhe u prit me entuziazëm nga komuniteti ndërkombëtar. Këtë vit është rrafshuar komplet. Ndërkohë që ka tek tuk. Janë stoqe të së kaluarës. Nga kapjet që janë bërë andej është më shumë se 1/10 e asaj që transportohej vetëm nga Lazarati dhe janë stoqe të së kaluarës. Janë stoqe të së kaluarës.
-Unë kam dëgjuar sa drogë u mboll me Berishën me Ramën…
Nga duart e krimit janë hequr 180 mln euro.
-Këto janë para në kohën e hashashit.
Ne po flasim për raportet e proporcioneve të luftës ndaj krimit. Këto janë asete kriminale. Vilat nuk u ndërtuan për dy vite, por i kanë pasur. Keni parë ju në Itali dhe në Greqi, ku ka vetëm krim.
-Ju i bëni vetë statistikat.
Statistikat që nxjerr ministria e Brendshme ju mund t’i verifikoni. Shihni indeksin e krimit si e ka Athina e Roma. Shqipëria nuk është e fundit në Evropë për situatën e krimit. Shqipëria ka probleme me kriminalitetin, por nuk mund tu këndohet njerëzve krimi krimi se i bëtë njerëzit të flasim me vete.