Nga Orges Pandeli, J.D
Ky eshte artikulli i pare ne nje seri artikujsh qe shtjellojne tematiken e emigrimit, vecanerish ate ne SHBA. Tek keto shkrime do te njiheni me aspekte te ndryshme te emigrimit, si per shembull njohjen me menyrat e ndryshme te aplikimeve, si t’i rritni shancet e aprovimit te vizes – pavaresisht shteti ku aplikoni, problemet qe dalin gjate intervistes ne ambasade dhe si duhet vepruar pas aprovimit te vizes ne menyre qe te lejohet hyrja, cilat jane disa nga mitet e llotarise amerikane dhe te procesit te emigrimit ne pergjithesi, hapat qe studentet duhet te ndjekin per te studjuar ne SHBA e shtete te tjera, etj.
Ky artikull ka si fokus ardhjen ne SHBA permes biznesit dhe synon te paraqese 5 nga menyrat me te mira dhe me pak te degjuara te emigrimit. Eshte e vertete qe keto menyra nuk jane per kedo, por mund t’i ndryshojne jeten atyre qe i plotesojne kushtet si p.sh. ata qe ushtrojne nje aktivitet biznesi apo qe kane patur arritje profesionale te larta ne fushat e artit apo shkences.
Tashme nuk eshte cudi per publikun shqiptar fakti qe SHBA-ja eshte mbase vendi me i veshtire ne bote per te emigruar. Shkaqet e kesaj veshtiresie jane te ndryshme. Jo vetem kuotat jashtezakonisht te uleta te vizave dhe kartave te gjelbra apo “grinkartave” te qeverise Amerikane, por gjithashtu, dyndja e madhe e aplikimeve si dhe qendresa ilegale e nje pjese te larte te atyre qe hyjne ne SHBA, shkaktojne mosaprovimin e pjeses dermuese te aplikimeve.
Mos permbushja e kushteve te aplikimit, gabimet per shkak te padijes e pakujdesise dhe shpesh here fallsifikimet dhe genjeshtrat – qe kategorikisht nuk jua keshilloj, bejne te mundur qe shume aplikime te mos aprovohen. Arsye te tjera me pak te njohura jane aplikimi per vize apo grinkarte permes nje kategorie aplikimit konkuruese dhe mbase kryesorja, injoranca ndaj opsioneve dhe menyrave te ndryshme te ligjshme te emigrimit.
Vertet, jo te gjitha menyrave per te emigruar ju jepet i njejti publicitet ne media dhe biseda shoqerore. Per ata qe i permbushin kushtet, pervec cfare njihet gjere, ka dhe mundesi te tjera emigrimi,, qe shpesh e bejne ardhjen dhe vendosjen ne SHBA me te lehte . Nje pyetje qe behet shpesh eshte cili eshte opsioni me i mire per te emigruar ne SHBA per dike qe ushtron nej aktivitet.
Transferta Inter-Korporative
Ky opsion i referohet transfertes nga filiali ne vend tek nje dege e kompanise tuaj ne SHBA. Nese transferoheni nga kompania juaj ne vend ne nje kompani te lidhur ne SHBA per te punuar si menaxher, ekzekutiv ose person me njohuri te specializuara, ju mund te keni te drejte qe pas njefare kohe te merrni nje karte jeshile. Keni parasysh nje menaxher fabrike ne vend qe po shkon ne SHBA per te drejtuar nje fabrike ndihmese.
Para se te behet nje transferim i tille, eshte nevoja qe te plotesohen dy kushte themelore. E para, brenda 3 viteve te fundit, ju duhet te keni punuar per kompanine ne vend te pakten nje vit. Se dyti, puna juaj ne SHBA duhet te jete e ngjashme me punen qe keni kryer ne vend. Koha e procesit te kartave te gjelbra nder-korporatave eshte rreth 18 muaj. Per shkak se kompania juaj ju sponsorizon, kjo eshte dhe menyra me e lire e marrjes se nje karte te gjelber.
Investimi ne nje Qendre Rajonale te Investimeve te autorizuar nga qeveria amerikane
Nje tjeter menyre emigrimi per ata qe kane pak me shume per te investuar eshte investimi permes Qendrave Rajonale te Investimeve. Ndryshe nga viza e investitorit me lart ku eshte e nevojshme qe aplikanti te kete mbi 50% pronesi te biznesit, investimi permes qendrave rajonale eshte investim pasiv dhe nuk eshte e nevojshme nje pronesi prej 50%. Kushtet kryesore te ketij opsioni emigrimi jane investimi i 500,000 dollareve amerikane per nje periudhe prej rreth pese vjetesh ne nje projekt zhvillimi permes nje qendere rajonale te miratuar nga qeveria amerikane. Me anen e kesaj menyre, ne rreth 14-18 muaj ju dhe familja merrni kartat e gjelbra (fillimisht te kushtezuara) te cilat ju japin te drejten per te hyre e jetuar ne SHBA.
Ana pozitive e kesaj menyre emigrimi eshte se ju dhe familja mund te pajiseni me karta te gjelbra permes nje investimi ne nje biznes apo projekt qe ju nuk ju nevojitet ta drejtoni. Programi i qendrave rajonale ka ekzistuar per me shume se 20 vjet dhe jeni ju ata qe vendosni dhe investoni ne ate projekt qe ju duket i pershtatshem. Anet negative eshte se pari, duhet te kesh 500,000 dollare te investosh dhe se duti menaxhimi i lekeve behet nga dikush tjeter.
Ky eshte nje investim pasiv ne te cilin parate tuaja investohen ne projektin komercial te dikujt tjeter, si p.sh. hotel, kompleks banimi apo zyra. Ndermarrjet te cilat i vene ne pune leket tuaja jane sipermarje tregtare te cilat i zgjidhni ju. E rendesishme ketu eshte se parate tuaja, permes projektit, duhet te punesojne 10 ose me shume punetore amerikane per nje periudhe prej dy vjetesh. Sapo te krijohet kjo kerkese, atehere mund te aplikoni per karten jeshile te perhershme te banimit. Si rregull, parate ju kthehen ne fund te pese viteve nga data e hyrjes tuaj ne SHBA. Kjo periudhe gjithashtu varet edhe nga kontrata qe keni bere ju me qendren rajonale.
Investim Direkt
Kjo alternative eshte pak ndryshe nga opsioni pasiv me lart. Kete here, ju jeni pronari i kompanise dhe jo investitor tek projekti i dikujt tjeter. Per te marre karten e gjelber te kushtezuar per ju dhe familjen tuaj, ju investoni 1 milion dollare amerikane ne biznesin tuaj dhe vete ju punesoni nje minimum prej 10 personash per dy vjet. Nese investoni ne nje zone te Shteteve te Bashkuara me papunesi te larte, shuma e kerkuar per t’u kualifikuar mund te reduktohet ne 500,000 dollare. Kjo eshte nje mundesi e mire per t’u kombinuar me nje skenar te mundshem te nje franchise-i si te nje hoteli apo restoranti.
Me investimin direkt, eshte e nevojshme qe te vertetoni se ju keni respektuar dy vitet e punesimit te nje minimum prej 10 punetoresh dhe keni ruajtur minimumin tuaj prej 1 milion ose 500,000 dollaresh. Neqoftese ky nvertetim eshte i suksesshem, mund te kualifikoheni per statusin e kartes se gjelber te perhershme. Karta e gjelber ne kete rast jepet per rreth 18 muaj, edhe pse nese kombinoni kete me nje nga vizat investitore me poshte, mund te jeni ne gjendje te hyni ne SHBA brenda rreth gjashte muajve.
Vize Investitore Permes Traktatit
Me kete lloj vize, ishte qellimi i shtetit Amerikan te lehtesonte tregetine dhe levizjen me vendet qe kishin nenshkruar traktatin. Si rrjedhoje, kjo vize nxit investimin ne SHBA dhe krijimin e vendeve te reja te punes.
Si te funksionon kjo vize per te ardhur ne SHBA? Nese shteti i aplikantit ka nje traktat biznesi me Shtetet e Bashkuara (gje te cilen Shqiperia e gezon), mund te investohet apo formohet nje kompani ne SHBA ku aplikanti te punesohet dhe me ane te se ciles te pajiset me nje vize afatgjate. Ne thelb, aplikanti eshte investitori, si dhe nje nga punonjesit apo drejtuesit e kompanse.
Nje nga kushtet kryesore te kesaj vize eshte futja e fondeve ne pune permes formimit te nje kompanie te re ose blerjes te nje kompanie ekzistuese ne SHBA. Kerkesat e investimit per kete lloj vize varjojne ne baze te kompanise dhe sektorit te industrise. Nje shume e pergjithshme e investimit qe merret shpesh si mesatare eshte te pakten 75,000 dollare amerikane qe duhen vene ne funksion te sipermarrjes, edhe pse 150,000 dollare dhe me shume do t’i benin gjerat me te lehta nga ana e dokumentacionit te emigracionit.
Ne kete kategori, vizat jepen per periudha deri ne pese vjet dhe mund te rinovohen vazhdimisht. Familja mund t’i bashkangjitet aplikantit dhe bashkeshortja apo bashkeshorti mund te marrin autorizim per te pune kudo ne SHBA.
Kjo vize ofron menyren me te shpejte per ardhjen ne SHBA duke sherbyer dhe si nje themel per marrjen e grinkartes permes mundesive te tjera. Per shembull, zyra jone kishte nje klient Francez qe perdori kete vize per te krijuar nje agjensi pune ketu ne SHBA. Klienti yne tani ka hyre ne rrugen drejt grinkartes me ane te investimit direkt.
Emigrimi per “Emigrantet e Jashtezakonshem”
Me ane te kesa grinkarte, shteti Amerikan terheq talentin boteror te fushave te ndryshme. Nese keni aftesi te jashtezakonshme ne art, shkence, arsim, biznes apo atletike, atehere mund te aplikoni per nje karte te gjelber.
Ketu perfshihen emigrante te jashtezakonshem si Albert Ajnshtajnin e deri ne specialiste te nderruar dhe botuar te piktures, aktrimit, kimise apo matematikes.
Ajo qe eshte pozitive per kete menyre emigrimi eshte se peticioni qe i behet departamentit ne lidhje me emigracionin eshte personal dhe nuk ka nevoje per mbeshtetjen nga familja apo punedhenesi. Kushti themelor eshte fakti qe ju do te duhet te provoni ekspertizen tuaj te jashtezakonshme ne nje fushe te caktuar duke plotesuar kriteret perkatese per nje emigrant te kesaj kategorie. Kritere te tilla perfshijne çmime dhe dekorata te marra, botime dhe shkrime per ju etj.
Pra, keto jane pese opsione te emigrimit ne SHBA per te marre ne konsiderate nese jeni investitor apo person qe zoteron mjeshteri ne nje fushe te caktuar. Artikulli i ardhshem ne kete seri ju tregon si te rrisni shanset e aprovimit te vizes tuaj – jo vetem per SHBA por kudo, si te silleni tek intervista per vize, dhe me e rendesishme, hapat qe duhet te ndiqni pasi ta keni marre vizen ne menyre qe t’ju lejohet hyrja ne vendin ku po emigroni.
*Orges Pandeli, J.D. eshte avokati i njohur amerikano-shqiptar ne fushen e te drejtes nderkombetare me fokus emigracionin. Ate mund ta ndiqni tek faqja e tij e Facebook – https://facebook.com/AvokatiPandeli