Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka regjistruar çështjen e Rovena Gashit pas shkarkimit nga komisioni i vettingut.
Mësohet se trupa gjykuese që do të shqyrtojë vendimin e dhënë ndaj saj përbëhet nga kryesuese Albana Shtylla, relator Luan Daçi dhe anëtarë Ardian Hajdari, Rezarta Schuetz dhe Sokol Çomo.
E ashtëquajtur “krahu i djathtë” i ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla, Gashi u pezullua nga detyra pas hetimeve të kryera nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit i cili konstatoi se ajo kishte probleme me pasurinë.
Ndërkohë, pas këtij përfundimi, Ish-prokurorja e Prokurorisë së Përgjithshme ju drejtua KPA-së.